ZYRTARE: FC Feronikeli kompleton transferimin e Simonovskit

Lajme
10:32 | 21 Nëntor 2020


FC Feronikeli konfirmon që ka kompletuar transferimin e futbollistit më të ri, sulmuesit nga Maqedonia, Marko Simonovski.

Klubi ka kompletuar dokumentacionin e Simonovskit dhe futbollisti është i gatshëm për ndeshjen e sotme ndaj Arbërisë, që fillon prej orës 13:00, në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, në Drenas. Marko Simonovski është futbollist i lindur në Shkup, më 02 janar 1992, i gjatë 1.85cm dhe luan në pozitën e sulmuesit të qendrës. Më parë, Simonovski ishte pjesë e skuadrave: Voluntari dhe Sepsi nga Romania, Lahiti, Shakhter, etj. Ai, te FC Feronikeli është transferuar si futbollist i lirë, pas përfundimit të sezonit me Voluntarin.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.