Zyrtare: Conor McGregor rikthehet në kafaz

Lajme
10:02 | 24 Nëntor 2020

Tashmë është zyrtare: Conor McGregor do të rikthehet në ring. “The Notorious” do të ndeshet kundër Dustin Poirier në eventin e UFC 257 që do të mbahet më datë 23 janar.

Viti 2021 nis menjëherë me spektakël, pasi irlandezi dhe Poirier janë dy nga luftëtarët më të mirë të peshës së tyre dhe mund të duelojnë për titullin kampion. Khabib u tërhoq dhe me shumë mundësi titulli mbetet vakant.

Kjo ndeshje mund të jetë dhe për titull, por mbetet për t’u parë. Poirier dhe McGregor ndeshen për herë të dytë, pasi sfida u parë u fitua nga irlandezi. Ai hodhi me KO kundërshtarin e tij duke fituar sfidën. Ata u ndeshën më 27 shtator të vitit 2014.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.