Zv/kryeministri i kërkon falje Saranda Bogujevcit: Faqet e LDK’së që po postojnë foto fyese ndaj saj “nuk janë në tokë të bukës”

Lajme
09:58 | 24 Nëntor 2020

Zv/kryeministri i kërkon falje Saranda Bogujevcit: Faqet e LDK’së që po postojnë foto fyese ndaj saj “nuk janë në tokë të bukës”

Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Tahiri, i ka kërkuar falje deputetes së VV’së, Saranda Bogujevci pas zhvillime të fundit, teksa ka komentuar edhe postimet në një faqe me emër të LDK’së. Tahiri ka thënë se nuk duhet të bëhen bashkë vuajtjet e luftes më agjenda politike, ndërsa ka thënë se Bogujevci e meriton një kërkimfalje.

“I kërkoj falje për pozitën që kam. Si familje ne jemi rritur në familjen e Bogujevcëve. Aty jam rritur. Shprehu keqardhjen në tokë e qiell. I lusë me sinqeritetin më të madh. Kemi kohë me u shty si parti si pozitë e opozitë. Për këto tema dem baba dem. Historia pas historie kanë me na përcjellë. Një lutje kisha për partitë politike. Mos mi përzi vuajtjet me agjenda politike. Vëllaun nuk e mbrojë kur e ka gabim. Një kërkimfalje e meriton Saranda dhe të gjithë ata të prekurit. I thërrasë edhe të gjitha partitë politike. Me pas kujdes. Të mos i fusim dhimbjet. Saranda Bogujevci të kërkojmë falje të gjithë udhëheqësit nëse të kemi shkaktuar dhimbje”, shtoi ai. Në fund, Tahiri për një faqe me emër të LDK’së që ka postuar një foto fyese të saj me Ivica Dacici ka thënë se “nuk janë në tokë të bukës”

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.