VV flet për Rexhep Selimin por s’e përmend Thaçin e Veselin, vjen reagimi i Pal Lekajt

Lajme
11:35 | 12 Nëntor 2020

Ka nisur seanca e rregullt e Kuvendit të Kosovës.

Aktualisht po diskutohet në pikat jashtë rendit të ditës, ku fillimisht folën deputetët e VV-së, në lidhje me aktakuzat dhe  veprimet e Speciales. Nga VV përmenden përballjen e Rexhep Selimit në këtë gjykatë, mirëpo nuk përmenden emrat e komandantëve të tjerë që po përballen me drejtësinë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e të tjerët.

E këtë ua rikujtoi deputeti i AAK-së, Pal Lekaj. “Për dallim nga VV, unë po i përmendi të gjithë luftëtarët e lirisë: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Nasim Haradinaj, Hysni Gucati e komandant Cali”, thaLekaj.

“Kushdo që mundohet të paragjykojë se cka ndodhi në atë kohë: Kam vetëm një pyetje, se si duhet të silleshim ne? A duhet të ngritnim krye të mbronim pragun e shtëpisë. A duhet të luftonim apo të prisnim që  Beogradi me makinerinë ushtarake të na çonte në humnerë. Le të dalë kushdo  qoftë, me çfarëdo nacionaliteti e të na tregojë se si duhet të vepronim”, shtoi Lekaj

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.