Vuçiq mban konferencë për media, paralajmëron një konflikt të mundshëm

Lajme
16:45 | 12 Nëntor 2020

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sot se nuk duhet t’i lënë fëmijët në një konflikt të ngrirë kur bëhet fjalë për situatën në Kosovë.

“Ishte e rëndësishme për mua t’ju them se konflikti në Karabak tregoi se si një konflikt i ngrirë mund të përshkallëzohet në një katastrof të vërtetë. Duhet marrë mësim nga viti 1990, si dhe nga ajo që po ndodhë sot. Nuk duhet t’i lëmë fëmijët tanë në një konflikt të ngrirë. Kompromisi do të thotë që ne duhet ta arrijmë atë, por që duhet të dy anët ta bëjnë këtë. Ne kemi një mesazh për paqe dhe dëshirë për të vazhduar dialogun”, tha Vuçiq, duke shtuar se duhet marrë mësim nga kjo gjë.

Vuçiq ka deklaruar tutje se nuk është i gatshëm të reagojë me deklarata të shenjta dhe se pa marrë parasysh se çfarë do të ndodhë, në fund të fundit secili duhet të mbështetet në forcën që ka. “Kjo është arsyeja se pse Serbia duhet të vazhdojë të forcohet ekonomikisht dhe ushtarakisht. Një lloj konflikti mund të na ndodhë, ne duhet të kujdesemi për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe të ardhmen e Kosovës”, shtoi ai.

Vuçiq kërkoi nga Qeveria e Serbisë që të pranojë kërkesën për të pasur një numër më të madh të pakicave kombëtare në Qeveri dhe në administratën shtetërore. “Unë mendoj se është e rëndësishme që anëtarët e pakicave të tjera të hyjnë, që romët të marrin vendin e tyre të merituar. Kroatët, boshnjakët, të cilët janë në numër të madh, që t’u kushtojmë vëmendje të veçantë atyre”, shtoi ai. Presidenti serb tha se nëse nuk është e mundur të flasin me ata të cilët punojnë kundër vendit të tyre, ka shqiptarë me të cilët mund të flasin për pjesëmarrje në Qeveri

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.