Vuçiq: E njoh mirë Bidenin, por Trump është më i mirë për Serbinë

Lajme
20:49 | 17 Nëntor 2020

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se ai ka një marrëdhënie shumë të mirë me Presidentin e zgjedhur të SHBA-ve, Joe Biden, por gjithashtu ka thënë se ai e ka të qartë sot, se çfarë do të ishte më e mirë për Serbinë.

“Unë kam një marrëdhënie personale më të mirë me të sesa me Donald Trump. Por nëse më pyet se çfarë do të ishte më mirë për Serbinë, është e qartë, pasi demokratët kanë marrë pjesë në procesin për ta marrë Kosovën dhe Trump ishte më pak i ngarkuar “, shpjegoi ai.

Vuçiq gjithashtu tha se kancelarja gjermane, Angela Merkel, gjithmonë ka qenë e drejtë ndaj Serbisë, megjithëse nuk e mbështet Beogradin për çështjen e Kosovës.

“Merkel është e drejtë edhe në lidhje me Kosovën, ajo nuk është në anën tonë, por ajo ishte absolutisht e drejtë kur kemi biseduar për herë të fundit në Davos (në janar 2019). Ajo më tha: ‘Nuk di çfarë t’ju them në këtë moment. Shikoni se si të ruhet paqja dhe stabiliteti”, tha Vuçiq për TV Happy.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.