Vritet me thikë në gjoks murgu i manastirit në Bosnjë

Lajme
09:46 | 08 Dhjetor 2020

Banorët e Shipovos së Bosnjës dhe Hercegovinës u tronditën të martën nga një krim i paparë, pasi një murg u gjet i vdekur në manastirin e fshatit Glogovac me plagë në trup të shkaktuara me thikë, nga të cilat edhe humbi jetën, raporton “Nezavisne novine”.

Megjithëse, ky informacion nuk është konfirmuar zyrtarisht nga policia, një kordon i policisë dhe ekuipazheve të ambulancës kaloi përmes Sipovos, shkruan Vijesti.ba. Sipas informacioneve jozyrtare, Murgu u godit me thikë në gjoks. Gjithashtu, siç zbulon Nezavisne, policia është në kërkim të një burri, i cili mund të jetë i lidhur me krimin, por informacioni nga autoritetet kompetente nuk është konfirmuar ende.

Në faqen zyrtare të manastirit thuhet: “Në mosbesim dhe pikëllim, ne informojmë të gjithë njerëzit e Manastirit të Glogovacit se një autor i panjohur vrau At Stefanin, një murg i vjetër i Manastirit të Glogovacit, me një thikë në mbrëmjen e 7 dhjetorit. Të gjitha detajet i këtij krimi të tmerrshëm do të shpallet më vonë si dhe do të bëhet e ditur koha e varrimit të murgut martir Stefan” , transmeton Gazeta Express.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.