Vetëm 20 minuta pasi e blen atë, djali e shkatërron Lamborghinin në vlerë prej 220 mijë eurosh

Fun
08:46 | 03 Korrik 2020

Një Lamborghini i ri në vlerë prej 220 mijë eurosh ishte shkatërruar në një aksident automobilistik vetëm 20 minuta pasi ishte blerë.

Lamborghini Huracan, i vlerësuar të kushtojë mbi 220 mijë euro, papritmas pësoi një dështim mekanik dhe u godit prapa nga një furgon në autostradën M1 dje në Mbretërinë e Bashkuar.

Lamborghini humbi rrotën e pasme ndërsa pjesa më e madhe e pjesës së pasme u shtyp nga përplasja e papritur me furgonin.

Aksidenti ndodhi rreth orës 1 pasdite në pranë Leeds, West Yorkshire.

Richard Whiteley, nga Policia e York Yorkshire, tha që Lamborghini u ndal në korsinë e tretë për shkak të një dështimi mekanik.

“20-vjeçari që po voziste Lamborghini u ndal për shkak të dështimit mekanik në korsinë tre, më pas u godit nga pas nga një automobilist i pafajshëm”, tha policia.

Një zëdhënës i policisë tha se shoferi i furgonit pësoi lëndime në kokë, por nuk besohet se ishte serioze.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.