Vesa Luma iu thotë serbëve: Mësojeni gjuhën shqipe, është gjuha më e vjetër në botë!

Magazine
16:48 | 25 Korrik 2020

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Vesa Luma, njëjtë si shumë personazhe të tjerë të njohur, u angazhua në thirrjen ndaj “Apple” për të vendosur Kosovën në hartë.

Menjëherë pas veprimit të saj, ajo ka marrë komente negative dhe kritika të ndryshme nga përdoruesit serbë të rrjetit.

Me anë të një postimi në Instastory, Vesa iu ka kthyer një përgjigje publike.

“E dini si është puna? Unë mundem të punësoj dikë me nejt gjithë ditën duke iu bllokuar, ama fillimisht dua t’ia bëj botës me dije se çfarë rrace jeni ju…ju vazhdoni! Google translate nëse doni ta kuptoni (ose më mirë mësojeni gjuhën shqipe, pse jo…është një ndër gjuhët më të vjetra në botë)”, ka shkruar Vesa.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.