Vdes vogëlushja nga Lipjani që ishte aksidentuar muajin e kaluar

Magazine
21:37 | 19 Nëntor 2020

Vogëlushja nga fshati Krojmir i Lipjanit ka vdekur sot pas një aksidenti me makinë që kishte pësuar muajin e kaluar.Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i PDK-së në Lipjan, Hyzer Rizani përmes një postimi në Facebook.

“E nderuara familje Meta,Me dhembje të thellë morëm lajmin për humbjen e jetës së më të dashures suaj, Vlora Meta.

Vajzat e sjellshme si Vlora gjithmonë lënë pas vetes dhembje, prandaj veprat e saj si nxënëse dhe vajzë shembullore lënë kujtime të mira.

Ju lutem që në emër timin dhe të familjes t’i pranoni ngushëllimet më të sinqerta!”, ka shkruar Rizani.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.