Vdes nga koronavirusi Patriarku Irinej

Lajme
09:09 | 20 Nëntor 2020

Partiarku i kishës ortodokse serbe, Irinej ka vdekur nga koronavirus.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq. Irinej, 90 vjeç ka vdekur sot në moshën 90-vjeçare, pasi që ishte hospitalizuar si rrjedhojë e komplikimit të gjendjes shëndetësore pas infektimit me COVID-19.

“Isha i nderuar të të njihja ty. Njerëzit si ti nuk vdesin kurrë”, ka shkruajtur Vuçiq në profilin e tij në Instagram. Për vdekjen e Irinejt ishte raportuar edhe më herët nga mediat serbe, mirëpo që lajmet ishin demantuar me anë të një reagimi nga Kisha Ortodokse Serbe.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.