Vdes ish-luftëtari i UÇK’së, i cili kishte shërbyer edhe në FSK

Lajme
10:01 | 16 Nëntor 2020

Vdes ish-luftëtari i UÇK’së, i cili kishte shërbyer edhe në FSK

Pas një sëmundje të rëndë, ka vdekur ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bajram Popaj, nga fshati Fortesë i Rahovecit. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i cili përmes një postimi në Facebook tha se Popaj e kreu me nder misionin e çlirimit të atdheut. Pas përfundimit të luftës, Popaj vazhdoi të jetë fillimisht si komandant Brigade në TMK e më pas edhe në FSK. Ndryshe, dy ditë më parë, në Qendrën për Transfuzion të Gjakut, pjesëtarët e FSK-së dhuruan gjak, për t’i dalë në ndihmë të ish-ushtarit, Popajt.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.