Ushtarake, presidente e deri te një zonjë e rëndë: Lexoni 6 fakte për Ahtifete Jahjagën

Lajme
09:14 | 15 Nëntor 2020

Ushtarake, presidente e deri te një zonjë e rëndë: Lexoni 6 fakte për Ahtifete Jahjagën

Atifete Jahjaga është presidentja e parë femër e Kosovës, dhe e katërta në rradhë nga presidentët e Republikës. Jahjaga ka lindur në Gjakovë, ka përfunduar studimet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 2000. Në vitet 2006-2007 ka ndjekur programe pasuniversitare për Menaxhim Policor dhe Ligjin Penal në Universitetin e Leicester-it në Mbretërinë e Bashkuar. Po ashtu ka ndjekur programin pasuniversitar për Shkencën mbi Krimin, në Universitetin e Virginia-s në Shtetet e Bashkuara në vitin 2007.

Më poshtë ju sjellim 6 fakte që noshta s’i keni ditur rreth saj: 1. Jahjaga është liderja femër më e re në botë e zgjedhur në postin e Presidentes dhe po ashtu Presidentja e parë femër në historinë moderne të Ballkanit. 2. Asnjë rast korrupsioni përAtifete Jahjagën nuk është raportuar gjatë mandatit të saj si presidente e vendit. 3. Është presidentja e parë e Kosovës që e ka mbajtur mandatin e plotë 5 vjeçar (2011-2016).

4. Thuajse në çdo konferencë, apo prezantim ndërkombëtar, Jahjaga ka përmendur luftën çlirimtare të Kosovës dhe viktimat e dhunuara gjatë luftës. 5. Ka shërbyer si zëvendës drejtoreshë e Policisë së Kosovës, duke mbajtur gradën e gjeneral majorit, grada më e lartë në mesin e grave në Evropën Juglindore. 6. Ajo njihet si ‘Presidentja e Zarfit’ për shkak se është zgjedhur nga marrëveshja e partive politike PDK-LDK-AKR, dhe emri i saj është nxjerrë nga një zarf të cilin e ka dërguar ambasadori i atëhershëm i SHBA-ve në Kosovë, Christopher Dell. Presidenca ‘Jahjaga’njihet për respektim të plotë të ligjit, kujdes në përdorimin e parasë publike dhe kursim të buxhetit vjetor.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.