“Unë e Lumiri kurrë në Vetëvendosje”, anëtari i LDK-së ia kujton Vjosa Osmanit fjalimin në Kuvend

E fundit
08:52 | 12 Dhjetor 2020

Vjosa Osmani mbrëmë në një intervistë në Televizionin Publik të Kosovës ka treguar se s’ka kthim në Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe se në zgjedhjet e ardhshme do të garojë me një listë të veçantë.

Ushtruesja e detyrës së presidentit ndërkohë ka treguar se mund të bëjë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, derisa ka thënë se s’do të ketë kurrfarë komunikimi me LDK-në për punë të koalicionit, meqë sipas saj kjo parti ka mbajtur në pushtet kapësit e shtetit. Anëtari i LDK-së, Bajram Gecaj, ka shpërndarë një video në të cilën shihet përplasja e Vjosa Osmanit me Albin Kurtin në Kuvendin e Kosovës. Në këtë video, Osmani shihet teksa e pyet Kurtin se sa njerëz të PDK-së dhe LPK-së ke në parti.

Osmani gjithashtu në këtë video dëgjohet teksa i thotë Kurtit se kjo është edhe arsyeja se pse ajo dhe Lumir Abdixhiku kurrë nuk do t’i bashkohen Lëvizjes Vetëvendosje. “ Vetëm shiko sa ish-deputetë të PDK-së ke përreth, shiko sa ish-LPK-ist ke përreth. Dhe do ta marrësh përgjigjen pse unë e Lumiri, jo sot, por kurrë nuk do të vijmë në Vetëvendosje”, ka thënë Osmani. Këto fjalë të Osmanit, Bajram Gecaj i ka quajtur si “FALSO”. Sipas tij, ajo ka qenë edhe në atë kohë dhe vazhdon të jetë ‘falso’.

https://www.facebook.com/selim.gashi.1238/videos/3481085918783499/?t=5

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.