U kap ‘mat’ me Majkin, Missi shqiptar tregon a është në lidhje dashurie me reperin

Magazine
10:17 | 16 Nëntor 2020

Missi shqiptar e ka dhënë përgjigjen e prerë.

Prej disa javësh në media të ndryshme rozë, kanë qarkulluar lajme për një lidhje të re në shoëbizzin shqiptar. Bëhet fjalë për reperin e njohur, Majk dhe “Miss Universe Kosova” Blerta Veseli, të cilët deri vonë nuk reaguan duke i lënë në mëdyshje fansat. Gjeneza e thashethemeve erdhi nga disa postime, që dyshja i kishin realizuar në të njëjtin vend, madje Blerta postoi një foto të Majk në Instagramin e saj.

Majk i mohoi këto lajme dhe tashmë ishte rradha e modeles bukuroshe për të folur, pasi teksa ishte e ftuar në Prive u pyet nëse janë të vërteta këto lajme. “Asnjëra nuk është e vërtetë. Unë jam single, kam qenë single dhe do të jem single për një kohë të gjatë”, është shprehur ajo. Pra, siç deklaruan protagonistët, ata nuk janë në një lidhje.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.