Turku po shkrihet pas Gentes, ja dedikimi i radhës

Magazine
19:08 | 26 Korrik 2020

I dashuri i Gentës po “çmendet” pas saj.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, po e shijon romancën e dashurisë me të dashurin turk, Usta.

Ky i fundit po tregon edhe publikisht se është i dhënë shumë pas Gentës.

Dyshja pothuajse gjithë kohën po e kalojnë kohë së bashku dhe duken mjaft të lumtur. Usta i ka dedikuar Gentës fjalë dashurie pranë postimit të një fotografie në Instagram.

“Të dua shumë bota ime”, ka shkruar ai pranë fotos në të cilën Genta shihet afër një makine të tipit ‘Mercedes’ të cilën me gjasë ia ka dhuruar ai.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.