Trump: Do të rikthejmë rezultatin në Arizona dhe Georgia

Lajme
23:47 | 12 Nëntor 2020

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pretendoi se do t’i fitojnë zgjedhjet në Georgia dhe Arizona, shtetet kyçe në garën presidenciale, nëse votat numërohen siç duhet.

Në llogarinë e tij në Twitter, Trump postoi në lidhje me zgjedhjet e 3 nëntorit, në të cilat, sipas rezultateve jozyrtare, fitues ka dalë kandidati demokrat Biden. Trump tha se procesi i numërimit të votave në Karolinën e Veriut me 15 delegatë zgjedhorë, ku rezultati ende nuk është definuar, ka zgjatur mjaft kohë.

“Pe ka vonesë në Karolinën e Veriut? A po kërkojnë fletë votimi shtesë për t’i kthyer zgjedhjet në favor të tyre. Ne do të marrim Georgia-n, ku votat do të numërohen përsëri”, u shpreh presidenti amerikan. Ai theksoi se vëzhguesit republikanë nuk u lejuan të marrin pjesë në numërimin e votave në shtetet kritike, Pennsylvania dhe Michigan.

“Kjo është e paligjshme”, shtoi Trump. Ai tha po ashtu se në Arizona, një shtet tjetër ku rezultati ende nuk është definuar, dallimi i votave ka rënë nga 200 mijë në më pak se 10 mijë. “Nëse shqyrtojmë të gjitha votat e hedhura, ne fitojmë lehtë edhe në Arizona. 73 milionë persona kanë votuar për mua”, deklaroi Donald Trump.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.