‘Ti bën seks për një kafe’, Melisa shpërthen në lot dhe del nga studioja, të gjithë i shkojnë pas

Magazine
20:53 | 30 Nëntor 2020

Në puntatën e sotme të “Përputhen” u transmetua takimi mes Sindit dhe Mevlanit. Pas takimit, Melisa e pyeti Mevlanin “Kur ti je shprehur se nga 100%, seksi është 200% i rëndësishëm për ty, çne që zgjodhe Sindin në takim, e cila është e virgjër?”

Kjo pyetje nuk u prit aspak mirë nga Sindi, e cila e mori si ofendim. Ajo shpërtheu keq ndaj Melisës dhe nuk la gjë pa i thënë.

“Unë të paktën zemër kur ta bëj seksin do e bëj me një njeri që mua do ma ndjejë, jo me atë që do më japë vetëm një kafe. Kur ta bëj seksin nesër pasnesër do e bëj me një njeri që mua do ma ndjejë, jo si puna jote që e bën vetëm për një kafe. Kaq, ky lloj njeriu je, kaq bën”, u shpreh Sindi.

Pas këtij momenti, Melisa doli nga studioja, me të gjithë konkurrentët e tjerë nga pas. Ajo shpërtheu në lot në prapaskenë.

“Çfarë ishte ajo që i the tani në fund Sindi?”, e pyeti Sindin moderatorja Bora Zemani.

Sindi: Atë që meritoi

Bora: Çfarë?

Sindi: I thashë që unë jam ai lloj njeriu që seksin do e bëj me atë njeri që e dua, jo si puna jote që e bën me të gjithë.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.