Tha në varrim se s’mund ta duronte dhimbjen, vdiq një ditë pas gruas së tij

Lajme
20:00 | 12 Nëntor 2020

Një burrë 90-vjeçar nga rrethi Acipayam i Turqisë vdiq një ditë pas vdekjes së gruas së tij, me të cilën ai ishte martuar për 70 vjet.

Fatmana Demirel, 90 vjeçe, e cila jetonte në Kelekci, vdiq dy ditë më parë nga një sulm në zemër.

Burri i saj Ahmet Demirel, po ashtu 90 vjeç, vdiq nga një sulm në zemër një ditë pasi varrosi gruan e tij.

Trupi i tij u varros pranë saj në varrezat e Kelekci.

Anëtarët e familjes thonë se çifti ishte 70 vjet i martuar dhe se Ahmet tha në funeral se nuk mund të duronte dhimbjen e vdekjes së gruas së tij.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.