Tërmet i fuqishëm në Turqi

Uncategorized
09:07 | 03 Dhjetor 2020

Një tërmet me fuqi prej pesë ballë të Rihterit e ka goditur Turqinë sot në mëngjes.

Siç raporton Agjencia për Menaxhimin e Fatkeqësive, tërmeti ka ndodhur sot në mëngjes rreth orës 06:45. Epiqendra e tërmetit ishte në thellësi prej 14 kilometrash në distriktin Kurtalan. Deri më tani autoritetet nuk raportojnë pë dëme apo për të lënduar. Guvernatori i Siirt, Osman Hacıbektaşoğlu, duke njoftuar se aktualisht nuk ka dëme nga tërmeti, tha se ekipet vazhdojnë punimet.

 

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.