Televizioni serb nuk e vë Kosovën në hartën e Serbisë, hatrohet media e Vuçiqit

Lajme
20:43 | 17 Nëntor 2020

Mos-vënia e Kosovës si pjesë e Serbisë në një hartë të shfaqur nga televizioni Nova S, në një emision politik, ka nxitur reagimin e mediumit serb, Novosti, i cili supozohet të jetë i kontrolluar nga presidenti i vendit, Aleksandar Vuçiq.

Me titullin “Në emisionin e drejtuar nga Rada Đurić, u shfaq një hartë e Serbisë pa provincën jugore”, duke iu referuar Kosovës, shtet i pavarur qe 12 vite, ‘Novosti’ e kritikon televizionin serb që nuk e ka përfshirë gjeografikisht Kosovën në Serbi, shkruan Gazeta Express.

Harta është shfaqur në një emision politik, ku po flitej për ndryshimet politike në rajon.

Serbia shënohet me të kuqe, teksa Kosova veçohet me ngjyrë të gjelbër.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.