“Të gjithë e njihnin Maradonën, vështirë se dikush e njihte Diegon që më telefononte pas çdo humbje”

Lajme
09:23 | 27 Nëntor 2020

Jose Mourinho, si pjesa tjetër e botës së futbollit, u trondit nga vdekja e Diego Armando Maradonës.

Portugezi menjëherë pas lajmit për vdekjen e Maradonës, bëri nderime në Instagramin e tij. Por, pas ndeshjes së Ligës së Evropës, ku Tottenham mposhti Ludogorets, ai foli sërish për Maradonën. “Sinqerisht, për Maradonën nuk do të më merr malli. Ishte Maradona që e njihnin të gjithë, dhe unë isha ndër të paktët që e njihja si Diego. Isha afër Diegos, i cili kishte një zemër të madhe”, deklaroi Mourinho.

“Ai më telefononte pas çdo humbje, ai më ngushëllonte duke më thënë: “Oh, mos harro se je më i miri në këtë botë”. Kjo është ajo që do të më mungoj më shumë”. “Unë u thash sot lojtarëve të mi se kush ishte Diego”.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.