Tayna poston një video, por ka diçka që nuk shkon

Magazine
11:15 | 18 Nëntor 2020

Tayna është gjithmonë shumë aktive në rrjetet sociale ku e shohim të postojë herë pas here foto dhe video ku shfaqet në formë perfekte.

Në një video të postuar së fundmi ajo shfaqet para pasqyrës me një bodysuit ngjitur pas trupit në ngjyrë mente, ndërsa ekspozon format e saj perfekte.

Ajo duket shumë mirë, por ka diçka që ja ka prishur videon dhe që ajo e ka vënë vetë në dukje, para se ta kritikojnë të tjerët.

Përndryshe, reperja njihet për bukurinë dhe tiparet e tjera, të fituara kështu përmes stërvitjeve të shumta.

Në njërën dorë të reperes, mungon njëri prej thonjve që mesa duket i është këputur dhe vetë ajo krahas videos shkruan:

“Më falni për thoin”, duke treguar kështu se i është thyer.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.