Surroi: Kosova duhet të kishte hedhur në tryezën e Washingtonit, vrasjen e vëllezërve Bytyci

Fun
09:53 | 02 Dhjetor 2020

Vëllezërit Bytyci, Ylli, Mehmeti dhe Agroni, kishin lanë biznesin e tyre në New York për t’ju bashkangjitur luftës në Kosovë.

Ata u arrestuan në përfundim të konfliktit në vitin 1999 dhe u dërguan në qendër të Serbisë ku edhe u zhdukën. Trupat e tyre të pajetë u gjetën në një varr masiv në lindje të Serbisë në vitin 2001. I ftuar në RTV Ora, publicisti Veton Surroi tha se vëllezërit Bytyci u vranë nga komandanti i kazermës serbe që sot është anëtari u udhëheqjes së partisë së z.Vuçiç.

Veton Surroi: Tre ushtarë të UÇK, të cilët një ditë pas luftës i ndihmuan një komshiu te tyre rom. Këta djem ishin vëllezërit Bytyçi, kishin ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës luftonin pranë Batalionit “Atlantiku”. E morën komshiun i cili privohej dhe e dërguan deri te kufiri serb. Ata nuk e dinin deri ku ishte saktësisht kufiri, e kishin kaluar. U kapën nga forcat serbe, u dënuan 60 ditë burg. Ditën që u liruan nga burgu u morën nga forcat e policisë speciale serbe, u dërguan në kazermën e forcave të policisë speciale serbe. U ekzekutuan me duart e lidhura me tel. Trupat e tyre u gjetën Komandanti i asaj kazerme është sot anëtari u udhëheqjes së partisë së z.Vuçiç. Surroi tha se Kosova duhet të kishte hedhur në tryezën e Washingtonit, vrasjen e vëllezërve Bytyci

Veton Surroi: Ekziston përgjegjësia për vrasjen e këtyre tre njerëzve dhe ne duhet të nisemi nga ky komunikim njerëzor. Ti themi z.Vuçiç shiko, ti e ke pjesë të anëtarësisë së udhëheqjes një njeri i cili dyshohet se është kriminel se ka ekzekutuar njerëz me duart të lidhura me tel. Duhet të mbash përgjegjësi për tre vëllezërit Bytyci. Këta janë qytetarë amerikanë dhe ne duhet ta ngrejmë këtë çështje dhe në marrëdhëniet Kosovë Serbi SHBA. Vëllezërit Bytyci deri te vizita e fundit e nën Presidentit të atëhershëm Biden, ka qenë çështje e marrëdhënieve mes SHBA dhe Serbisë. Prej ardhjes së Presidentit Trump edhe me pëlqimin e Kosovës, mos harroni, Kosova ka mundur në Uashington kur kanë shkuar te Presidenti Trump, na falni por ne pajtohemi për gjitha , për gjendjen ekonomike për marrëdhënie të mira, për hapje të kufirit, por ja që janë dhe tre vëllezër Bytyci, qytetarë amerikanë, të cilët janë ekzekutuar në Serbi. A na jepni përgjigje ?

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.