“Specialja mund ta gjykojë Vuçiqin për krime lufte vetëm nëse këtë ia lejon parlamenti serb”

Lajme
14:33 | 13 Nëntor 2020

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për drejtësi ka thënë se prokurorët e Speciales në Hagë sipas tij po tregohen të pa sinqertë dhe po shpërndajnë dezinformata.

Sipas tij, edhe vet prokurorët e këtij institucioni e dijnë se mund të hetojnë dhe ndjekin penalisht vetëm serbët e Kosovës, dhe në asnjë rrethanë serbët e Serbisë. Madje sipas tij, edhe nëse kjo Prokurori ka prova se presidenti serb, Aleksander Vuçiq ka kryer krime lufte, të njëjtat mund t’i hetojë vetëm nëse parlamenti serb lejon shtetin holandez t’i gjykojë këto krime përmes Speciales.

Postimi i plotë i Miftarajt në Facebook: Prokurorët e Gjykatës Speciale të pa sinqertë dhe po shpërndajnë dezinformata. Edhe ata e dinë se të njejtit mund të hetojnë dhe ndjekin penalisht vetëm serbët e Kosovës dhe në asnjë rrethanë serbët e Serbisë.

Edhe nëse kjo prokurori ka dëshmi të mjaftueshme se Presidenti serb Vuçiq ka kryer krime lufte në Kosovë e në bazë të hierarkisë i njejti është përgjegjës për krime lufte në Kosovë, e vetmja mundësi që të hetohen Vuçiq dhe ata që kanë udhëhequr luftën e shtetit serb në Kosovë është që parlamenti i Serbisë të i lejoj shtetit të Holandës të gjykoj këto krime përmes Gjykatës Speciale që eshte themeluar nga Kuvendi I Republikës së Kosovës.  Kosova pa humbur kohë duhet të marr situatën në kontroll dhe të hetoj vetë krimet e luftës në Kosovë, dhe të mos bie viktimë e gënjeshtrave të Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.