Sot votohet në Kuvend Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike

Lajme
09:21 | 04 Dhjetor 2020

Sot do të mbahet seancë e jashtëzakonshme për votimin e Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Kjo, me kërkesë të shefit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, sot në Kuvendin e Kosovës do të mbahet seanca e jashtëzakonshme. Kërkesën për mbajtjen e kësaj seance e kanë nënshkruar deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së. Projektligji ka kaluar me kushtet të cilat i ka vendosur Partia Demokratike e Kosovës.

“Pako për bizneset të jetë 200 milionë euro; Pagesa për punëtorët që e kanë humbur vendin e punës me nga 300 euro; Heqja e TVSh-së për lëndën e parë dhe rimbursimi i mjeteve për 10% nga Trustit për ata që kanë deri në 10 mijë euro”, janë kushtet e propozuara nga PDK-ja. Ndryshe, më 12 tetor, pas gjashtë dështimeve, Kuvendi i Kosovës me 64 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, kishte votuar në lexim të parë këtë Projektligj. Me anë të këtij Projektligji parashihet zbatimi i Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike në vlerë prej 365 milionë euro.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.