Sot është afati i fundit për të kërkuar vazhdimin ose për të kundërshtuar paraburgimin e “Calit”

Lajme
09:30 | 20 Nëntor 2020

E premtja është dita e fundit në të cilën mund të bëhet kërkesë për vazhdimin apo kundërshtimin e masës së paraburgimit ndaj Salih Mustafës nga Gjykata Speciale.

Në dokumentet e publikuara nga Specialja theksohet se 20 nëntori, ora 12:00, është afati për të dorëzuar kërkesat me shkrim nëse ka arsye për të vazhduar mbajtjen e Mustafës apo mbajtja e tij duhet të përfundojë. Mustafa ishte arrestuar në fund të shtatorit. Paraqitjen e parë para Speciales e pati më 28 shtator. Mustafa, që akuzohet për krime lufte, u vetëdeklarua i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës. Ai ishte figura e parë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që u arrestua nga Specialja.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.