S’ka që e heq Hillary Clinton prej skene: Biden po e konsideron për ambasadore në OKB

Lajme
20:24 | 14 Nëntor 2020

Ishte raportuar se ajo po ‘diskutohej’ nga stafi i Joe Biden që ish Sekretarja e Shtetit të Amerikës, Hillary Clinton, të dërgohet si Ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Si duket kjo nuk është e mjaftueshme për ish zonjën e parë, siç kishte deklaruar Susan Rice, ish këshilltarja e Obama’s për siguri kombëtare. Hillary Clinton që është figurë me peshë në politikën amerikane po ashtu është një figurë që kritikohet po aq sa nga konservatorët aq edhe nga të majtët, transmeton Gazeta Metro.

Kështu kishte raportuar gazeta amerikane The Washington Post të enjten duke pretenduar se një person me dijeni për çështjen kishte deklaruar se kjo lëvizje gjoja do të rrisë prestigjin e SHBA’së pas mandatit të Presidentit Trump.

Hillary Clinton humbi zgjedhjet kundër Trump në vitin 2016 dhe që prej atëherë ka qenë figura kryesore e kritikave nga e majta brenda partisë demokratike. Clinton nuk respektohet as nga konservatorët amerikanë për shkak të krizës në Libi kryesisht dhe karrierës së gjatë politike me shumë pretendime për korrupsion.

Clinton që prej humbjes së saj në vitin 2016 ka qëndruar anash, por jo e heshtur e duke vazhduar të ankohet se Rusia kishte kontribuar në humbjen e saj në zgjedhjet e 2016′ kur ishte mundur nga Trump. Kjo ishte dëshmuar që nuk ishte e saktë nga hetimi i nisur nga vet Kongresi me shumicë demokrate, por Clinton ende nuk ka hequr dorë.

Më rishtas, Clinton ishte përsëri në ballinat e mediave pasi Drejtori i Agjencive të Inteligjencës së SHBA’së, John Rattcliffe, kishte hequr klasifikimin e sekretit dokumentacionit ku kishte indikacione se ish administrata e presidentit amerikan Obama kishte dijeni për pretendimet se ajo po tentonte të ndërlidhte Trump me Rusinë për të tërhequr vëmendjen nga skandali i saj me e-mail para zgjedhjeve të 2016’s.

Por ky post gjithsesi për një ish zonjë të parë të Amerikës, Senatore dhe Sekretare Shteti nuk është pak në administratën e re të demokratëve. Këtë mendim e ka edhe Susan Rice, ish këshilltarja e sigurisë kombëtare e Barack Obamas, që e vlerësoi ofendim.

Pazari për ndikim në administratën e Biden ka nisur me vrull menjëherë pasi mediat e shpallën president pas zgjedhjeve kandidatin demokrat. Të parët lëvizën të majtët e skajshëm që me sa duket ju ka kushtuar retorika marksiste dhe taktika e tyre ekstremiste e sulmeve ndaj institucioneve amerikane. Të majtët gjerësisht fajësohen – edhe nga demokratët tani publikisht – për dështimin e tyre në zgjedhje për ulëset në Kongres dhe Senat.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.