Si rrallëherë, Rudina Magjistari pozon me të shoqin gjatë pushimeve

Magazine
03:12 | 04 Gusht 2020

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Rudina Magjistari ka nisur pushimet. Ajo është treguar gjithmonë shumë e rezervuar rreth jetës së saj private, duke i kursyer fotot familjare në rrjete sociale. Mirëpo, për çudi, këto pushime bëjnë një përjashtim.

Ajo ka pozuar pranë Xhavitit, gjatë vizitës së tyre te “Parku Kombëtar i Butrintit”.

Moderatorja e ka shoqëruar foton me një zemër, ndërkohë që nuk kanë munguar komplimentet nga ana e ndjekësve.

 

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.