Si i’u ndryshua jeta brenda një nate aktorit turk Çagatay Ulusoy

Turke
02:56 | 04 Gusht 2020

Aktorit turk i është kushtuar një artikull lidhur me jetën e tij.

Gazetari turk Mutlu Hesapçi ka botuar një artikull në lidhje me aktorin turk Çagatay Ulusoy.

Gazetari ndër të tjera tregon se jeta e Çagatay ka ndryshuar brenda një nate falë një producenti.

‘Kjo është historia e një të riut jeta e të cilit ndryshoi brenda një nate. Nëse producenti nuk do ta kishte parë atë natën në konkursin për modelim jeta e tij do të ishte shumë ndryshe. Ai luajti në serinë e tij të parë pa pasur asnjë ide për aktrimin. Ai vazhdoi të studionte për aktrim ndërsa vazhdonte të merrte pjesë në shfaqje televizive, transmeton lapsi. Nga një model ai u bë aktor që studio jo vetëm në Turqi por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai dëshmoi se ishte jo vetëm një aktor i shkëlqyeshëm, por edhe një këngëtar i mrekullueshëm, edhe pse nuk do të ndoqi një karrierë muzikore.

Cagatay e di plotësisht mirë vlerën e parave që ka fituar, sepse ai nuk është rritur në pasuri, dhe është shumë i mirë në administrimin e tyre, duke preferuar të jetojë në mënyrë modeste, por pa i mohuar vetes asgjë’ shkruan gazetari për aktorin.

Etiketimet:
Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.