Shtohen forcat e policisë në Graçanicë pas demolimit të banerit ‘Liria ka emër’, flet një dëshmitare (Foto)

Lajme
09:25 | 17 Nëntor 2020

Forcat e policisë së Kosovës janë shtuar në vendin ku ishte vendosur billbordi “Liria ka emër” në Graçanicë, pak orë pasi i njëjti është shkatërruar duke iu vënë flaka.

Në vend të ngjarjes janë parë edhe njësitet e KFOR-it. Një banore e Kishnicës e quan provokim këtë për shqiptarët e asaj ane.
Ajo thotë se ky veprim nuk do të duhej të ndodhte, duke shtuar se edhe më parë kanë pasur provokime të tilla.

“Nuk është në rregull, pse me djegë, dihet Liria ka emër, na e kanë shkatërrua edhe vendin për me prit në stacion. Ka shumë njerëz që si mos me jetua këtu veprojnë.  Kemi pas edhe probleme më herët, bie shi duhet me prit në shi”, ka thënë ajo për T7. E njëjta shton se ky veprim duhet të ketë ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit. Policia ndërkaq ende nuk e ka dhënë versionin zyrtar për rastin.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.