Shteti më i suksesshëm në luftimin e koronavirusit

Lajme
09:20 | 11 Dhjetor 2020

Tajvani është ndër vendet më të suksesshme në botë sa i përket trajtimit të gjendjes së pandemisë. Deri më tani ka vetëm 724 raste të konfirmuara.

Së fundmi, autoritetet në Tajvan kanë deklaruar se edhe kur të fillojnë vaksinimet anti-Covid, bota duhet të mbetet vigjilente ndaj virusit. Ndërkohë ministri i Shëndetësisë, Chen Shih-chung, ka deklaruar se të dhënat shkencore mbi efektin e vaksinës janë akoma të pamjaftueshme. “Gjatë periudhave të para të vaksinimit, njerëzit duhet të vazhdojnë me masat e sigurisë”, i tha ai BBC-së, përcjell albinfo.ch.

Tajvani është ndër vendet më të suksesshme në botë sa i përket trajtimit të gjendjes së pandemisë. Deri më tani ka vetëm 724 raste të konfirmuara, shtatë vdekje dhe asnjëherë nuk është izoluar. Suksesi në luftën kundër koronavirusit i është atribuuar kryesisht kontrolleve të hershme dhe të rrepta në kufij, ndalimi i vizitorëve të huaj dhe karantinës së detyrueshme për të gjithë banorët e Tajvanit që kthehen në vend. Shih-chung ka deklaruar se nuk e vë në dyshim sigurinë e vaksinave nëse ato ofrojnë imunitet, mirëpo shton se nuk ishte e qartë në çfarë mase dhe kohe do t’i mbronte ajo njerëzit.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.