Shpejtim Bulliqi dhe bashkëshortja e mbajnë të fshehur pajisjen me pasaportë shqiptare

Magazine
09:37 | 29 Nëntor 2020

Kandidati për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi bashkë me bashkëshorten e tij janë pajisur me pasaportë shqiptare.

Në muajin prill të këtij viti, Shpejtim Bulliqi i Lëvizjes Vetëvendosje së bashku me bashkëshorten e tij, Elfeten, janë pajisur me pasaportë të Republikës së Shqipërisë.  Pavarësisht faktit se emri i tij dhe i bashkëshortes së tij, figurojnë në dekretin e presidentit shqiptar Ilir Meta, i cili edhe është i publikuar në ueb faqen e Presidencës shqiptare, këtë gjë Bulliqi e ka mbajtur të fshehur, duke mos e publikuar asnjë foto nëpër rrjete sociale, ashtu siç bëjnë shumica e figurave publike kur pajisen me pasaportë shqiptare.

Theksojmë se Shpejtim Bulliqi, është kandidat për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Podujevës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, zgjedhje këto të janë filluar qysh në orën 07:00 të ditës së sotme, 29 nëntor 2020.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.