“Sherri i vogël” është rritur e bërë burrë

Magazine
01:16 | 16 Gusht 2020

Pëllumb Hajdari dikur ishte ylli i muzikës për fëmijë, një këngëtar i pa krahasueshëm i skenës junior që të gjithë e donin shumë, shkruan “Kosovarja”.

Pëllumbi ka kënduar shumë këngë, një pjesë e mirë prej të cilave hite të pa diskutueshme.

Sot, kanë ardh emra e këngë të tjera, ama “Qengji” e “Sherri i vogël”, mbeten këngët që e kanë shënuar rritën e mijëra fëmijëve.

A keni kurreshtje ta dini se si duket sot “sherri”? Ai, është një adoloshent që është larguar nga muzika, por që premton se mund të rikthehet me diçka së shpejti, shkruan “Kosovarja”.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.