Shengyl Ismaili: Pasi luajta rolin e ‘prostitutës’ në teatër, më kanë kërkuar në shtëpi publike (Video)

Magazine
09:49 | 21 Nëntor 2020

Shengyl Ismaili ka rrëfyer vështirësitë e të qenit aktore.

Shengyl Ismaili ishte e ftuara në emisionin “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”, ku foli haptas për jetën profesionale dhe personale. Siç dihet, aktoret luajnë role të ndryshme në teatër e projekte tjera të kinematografisë, ndër to Shengyli ka luajtur rolin e një prostitute.

Ajo tregoi se si gjatë shfaqjes së Faruk Begollit kishte qenë një person nga publiku që iu kishte afruar regjisorit duke i thënë se po e kërkonte atë “prostitutën” që flet çdo të enjte këtu (teatër) në çdo shtëpi publike dhe nuk po e gjente. Begolli i kishte sqaruar atij se ky ishte teatër dhe se roli në fjalë nuk kishte të bënte aspak me jetën personale të saj. Kjo nuk ishte e vetmja, Shengyli tha se pas disa roleve kishte pasur edhe mesazhe për t’u takuar me të.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.