Shefi i EULEX-it: Njerëzit në Kosovë besojnë se i arrestuam ne krerët e UÇK-së

Fun
09:22 | 03 Dhjetor 2020

Në fillim të muajit nëntor ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi u dërguan në Hagë pas akuzave të ngritura nga Prokuroria Speciale, ndërsa misioni i BE-së në Kosovë, EULEX ishte pjesë e operacionit të bastisjes së shtëpive të krerëve të UÇK-së.

Kjo solli edhe reagimin e një pjese të qytetarëve të Kosovës, të cilët besojnë se është EULEX-i që po i kryen këto operacione. Por kreu i këtij misioni në Kosovë,Lars-Gunnar Wigemark thotë se njerëzit besojnë se EULEX-i po merret me këtë çështje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së, por në fakt është Zyra e Prokurorit të Specializuar që ka autoritetin për këtë. Ai shtoi se EULEX është jashtë duke siguruar mbrojtje së bashku me Policinë e Kosovës. Tutje i njëjti theksoi se bashkëpunojnë gjithashtu me KFOR-in dhe forcën e NATO-s që janë reaguesi i tretë i sigurisë.

Pjesë nga intervista: Kjo pritej. Po. Le të vazhdojmë të flasim për çështjet aktuale. Dhe, e keni parasysh, gjëja ose tema për të cilën njerëzit po flasin më së shumti tani është gjykata speciale ose dhomat e specializuara. Njerëzit që ndoshta kanë qenë këtej në vitin 1992 duke u përpjekur që të vazhdonin me një rezistencë paqësore, por e cila nuk funksionoi me Serbinë dhe Millosheviçin në atë kohë, u detyruan që ta mbrojnë veten e tyre dhe t’i mbrojnë familjet e tyre dhe t’i mbrojnë civilët dhe të luftojnë. Çfarë mund të bënin ata? Ndërsa tani i shohim në Hagë. Siç e dimë, EULEX-i e ka një rol logjistik në këtë, pra rol operacional dhe logjistik. Sa e vështirë është kjo për EULEX-in?

Shefi i EULEX-it: Më duhet ta them që nuk është e lehtë për ne, sepse njerëzit këtu besojnë se është EULEX-i ai që po i kryen këto operacione, se ne jemi ata që po i arrestojmë njerëzit, se ne po e arrestojmë z. Krasniqin, ose Presidentin Thaçi e kështu me radhë, ose që ne po i kryejmëbastisjet e shtëpive. Në fakt është Zyra e Prokurorit të Specializuar, e cila ka autoritetin që ta bëjë këtë, ne nuk kemi autoritetin për ta bërë këtë. Por, ne jemi të mandatuar në fakt për ta bërë këtë, sipas ligjit të Kosovës, bazuar në legjislacionin e këtushëm që e rregullon krijimin e Dhomave të Specializuara, por gjithashtu edhe rolin tonë mbështetës në lidhje me këto, ky angazhim yni praktik është, për shembull, që ne të sigurojmë automjetet. Kështu që, njerëzit i shohin automjetet me targa të EULEX-it para ndërtesës, dhe ata supozojnë se brenda ndërtesës janë stafi, policia e EULEX-it, etj. Puna nuk qëndron kështu, ne jemi jashtë, duke siguruar mbrojtje së bashku me Policinë e Kosovës. Por,ju nuk e shihni edhe aq shumë Policinë e Kosovës, kurse ata janë atje, ata janë të informuar për këto operacione ashtu siç duhet. Ata janë reaguesi i parë i sigurisë, ne bashkëpunojmë ngushtë me Policinë e Kosovës, ne gjithashtu bashkëpunojmë me KFOR-in, me forcën e NATO-s, i cili është reaguesi i tretë i sigurisë, kështu që ne e kemi këtë treshe. Dhe më duhet të them që kjo ka funksionuar shumë mirë që kur kam ardhur këtu. Por,kjo gjë është e ndjeshme dhe është e vështirë edhe për Policinë e Kosovës. Ata disi mendojnë se kjo është paksa e komplikuar për ta. Në situatë ideale, ata do të duhej ta bënin këtë. Në situatë ideale, këtë punë do duhej ta bënin ata.

E kuptoj. Gjithsesi kjo po ndodh dhe ju jeni në këtë pozitë të vështirë, ju duhet ta bëni atë dhe të siguroni atë që është e nevojshme të sigurohet, por përsëri besoj se kjo ka një ndikim në imazhin dhe situatën e sigurisë në Kosovë. Nuk është aq e lehtë, apo jo?. Duhet të ketë një ndikim.

Shefi i EULEX-it: Sigurisht. Dua të them, le të flasim së pari për Kosovën. Ajo që është me rëndësi është thënë. Ambasadori amerikan e tha shumë mirë kohëve të fundit se këto aktakuza nuk janë aktakuzë kundër Kosovës. Ne nuk po flasim për një lloj faji ose përgjegjësie kolektive për atë që ka ndodhur këtu, sepse të gjithë e dimë se çfarë ka ndodhur, shumë njerëz e dinë me të vërtetë se çfarë ka ndodhur, unë gjithashtu e di mjaft mirë që disa gjëra kanë ndodhur si këtu ashtu edhe në Serbi dhe gjetkë gjatë gjithë kësaj periudhe. Ne po flasim për aktakuza kundër individëve të caktuar, të cilët në disa raste ishin pjesë e krijimit të këtyre institucioneve – Dhomat e Specializuara – ata votuan në parlament në favor të kësaj dhe unë mendoj se kjo është pjesë e një procesi për ta trajtuar trashëgiminë nga e kaluara, të mirat dhe të këqijat e luftës për pavarësinë e Kosovës. Kjo është pjesë e një procesi të gjatë që filloi sigurisht me raportin e Dick Martit që në vitin 2010, e mbase edhe para kësaj. Unë mendoj se tani ajo që është e rëndësishme është që të lejojmë që ky proces të vazhdojë. Duhet të ketë një të ashtuquajtur proces të rregullt, ku ekzistojnë disa të drejta ligjore që i kanë të gjithë të përfshirë, ata që janë akuzuar për këto krime duhet ta kenë të drejtën e mbrojtjes dhe unë mendoj se ata do të kenë disa nga avokatët më të mirë të mbrojtjes që paratë mund të blejnë, ndërsa po që se ndonjëri nga ata që akuzohen nuk i kanë mjetet e tyre, burimet e tyre,atëherë ekzistojnë fonde të ndihmës juridike në dispozicion për këtë. Në të njëjtën kohë, unë e kuptoj që kjo do të ishte e vështirë për çdo shoqëri dhe më duhet të them se kam shumë respekt për mënyrën se si Kosova po e trajton këtë. Unë do të doja të shihja, ju jeni vetë nga Shqipëria, si do të reagonin njerëzit në Shqipëri, si do të reagonin njerëzit në Serbi. Kjo është një çështje shumë e ndjeshme edhe në Bosnjë dhe Hercegovinë, por duhet të them se bashkë me Bosnjën dhe Hercegovinën unë mendoj se Kosova është i vetmi vend në rajon që po e ballafaqon tani këtë më hapur, sepse transparenca është e domosdoshme, ju duhet ta dini të vërtetën ashtu që të gjithë të mund ta shohin atë.

Pra, ju po thoni se Kosova është duke e dhënë një shembull pozitiv me mënyrën se si po reagon.

Shefi i EULEX-it: Unë do të thoja kështu. Mendoj se kjo është diçka për të cilën njerëzit duhet të reflektojnë dhe të ndjenjë një krenari të caktuar për faktin se Kosova nuk ka frikë të merret me të kaluarën e saj. Unë njoh disa që janë akuzuar, ish-Kryeministrin Haradinaj, i cili tha se jam krenar sot sepse e mbrojta veten e kështu me radhë, gjithashtu të tjerë si z. Limaj e kështu me radhë, si dhe gjithashtu në suaza të tjera në kuadër të së ashtuquajturës Gjykata Penale për ish-Jugosllavinë. Edhe ata e dinë këtë. Kështu që, unë mendoj se tani, siç e thashë, duhet të ketë një proces të rregullt, nuk duhet të ketë asnjë ndërhyrje politike, nuk besoj se ky është një proces politik ose procedurë politike, ky është mendimi im, unë e di se ka të tillç që kanë mendime ndryshe, por ju keni disa profesionistë juridikë shumë të mirë, si në aspektin e prokurorëve dhe atë të mbrojtjes, dhe ata do t’i argumentojnë rastet e tyre, ata tashmë kanë filluar, dhe se ky është aspekt themelor i sundimit të ligjit, kjo është arsyeja pse ne jemi këtu, ne si mision i Bashkimit Evropian në përgjithësi nuk kemi një shkop magjik që mund të sjell zgjidhjet. Siç e thashë, ne në vendet tona anëtare kemi kaluar nëpër këto procese, por tani me rritjen e populizmit jo vetëm në Evropë, por edhe në shumë vende tjera, ne shohim se si mund të përdorenkëto trashëgimi të së kaluarës nëse nuk janë trajtuar si duhet. Ka shumë dezinformata, njerëzit fillojnë ta rishkruajnë historinë.Revizionizëm në një mënyrë apo tjetër. Revizionizmi është shumë i vështirë, nëse keni prova, nëse keni dëshmi, por është e vështirë kur një person e thotë një gjë kurse tjetri thotë një gjë tjetër, fjala e njërit kundër tjetrit dhe kjo është arsyeja pse ne e kemi ligjin, të ashtuquajturin sundimi i ligjit.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.