Selmanaj kërkon falje publike Saranda Bogujevcit

Lajme
09:44 | 04 Dhjetor 2020

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj ka kërkuar falje publike ndaj deputetes së VV’së, Saranda Bogujevcit dhe familjes së saj.

Selmanaj ka kërkuar falje ndaj të gjithë atyre që janë ndjerë të fyer nga deklarata për të pagjeturit, mirëpo thotë se fjalët ia shtrembëruan. Ai ka insistuar që deklaratat e tij janë deformuar, meqë në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, ka folur në kontekstin që për të pagjeturit duhet angazhim dhe punë. ”Kushdo që në një formë është ndjerë i fyer apo i lënduar nga deformimet, shtrembërimet që m’i janë bërë fjalëve të mia, unë iu kërkoj falje publike kujtdo i cili është ndjerë i fyer nga deformimet e të tjerëve që m’i kanë bërë fjalëve të mia”, tha Selmandaj në Rubikon.

”Për mua Saranda Bogujevci, Besarta Jashari, Gramoz Berisha, dhe jo vetëm këta, janë vet historia e gjallë e këtij vendi, janë vet populli i Kosovës”, tha Selmanaj. Selmanaj tha se kushdo që po mundet të e linçoj atë e ka shumë gabim, pasi bashkëndjen dhimbjet me familjet e të pagjeturve dhe asnjëherë nuk i shkon mendje t’i fyen apo lëndon ata.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.