Sekretari amerikan i shtetit uron shqiptarët për Ditën e Pavarësisë

Lajme
10:53 | 28 Nëntor 2020

Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo ka uruar sot të gjithë shqiptarët për 28 Nëntor, Ditën e Pavarësisë. 

Pompeo ju drejtuar shqiptarëve përmes një mesazhi për Ditën e Pavarësisë në emër të popullit amerikan. Ndër të tjera, Pompeo shkruan se këtë vit festohet edhe vendimi i Bashkimit Evropian për të hapur negociatat e anëtarësimit ndaj Shqipërisë. Po ashtu, në letë SHBA përgëzon Shqipërinë për udhëheqjen e saj si kryesuese e OSBE’së për 2020’ën dhe thuhet se ata vlerësojnë gjithçka që shteti shqiptar ka bërë për të shfaqur përkushtimin e saj ndaj komunitetit Transatlantik.

“Ndërsa Shqipëria feston Ditën e saj të Pavarësisë, unë ju dërgoj urimet në emër të qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe popullit amerikan. Këtë vit, ne festojmë edhe vendimin e Bashkimit Evropian për të hapur negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë, një shenjë e përparimit të rëndësishëm që Shqipëria ka bërë në zbatimin e reformave të nevojshme për anëtarësimin në BE. Ne e përgëzojmë Shqipërinë për udhëheqjen e saj si kryesuese e OSBE-së për 2020-ën dhe vlerësojmë gjithçka që ajo ka bërë për të shfaqur përkushtimin e saj ndaj komunitetit Transatlantik. Shqipëria luan një rol qendror në ndihmesën për sigurimin e paqes dhe stabilitetit si pjesë e Aleancës së NATO-s, dhe Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pranë Shqipërisë si një aleate e palëkundur. Uroj mirëqënie dhe shëndet për popullin shqiptar, ndërsa punojmë së bashku për të kapërcyer sfidat me të cilat na përballi pandemia COVID-19”, deklaron Pompeo.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.