Sa keq, çiftit të njohur turk i vdes foshnja në bark për herë të dytë

E fundit
20:42 | 18 Korrik 2020

Aktori i njohur turk Murat Yildirim të cilin e kemi parë herën e fundit në ekran me serialin “Ramo”, prej 4 vitesh është i martuar me Iman Elbani.

Murat Yildirim dhe Iman Elbani u martuan në vitin 2016 me një dasmë luksoze që u komentua shumë në media. Kjo është martesa e dytë për aktorin i cili nga viti 2008 deri ne vitin 2014 ka qenë i martuar me aktoren Burçin Terzioglu.

Edhe pse janë 4 vite të martuar, Murat dhe Iman nuk kanë fëmijë.

Verën e kaluar ata po bëheshin me fëmijë por që fëmija vdiq në barkun e Iman pasi pësoj atak kardiak. Edhe këtë verë bashkëshortja e aktorit ishte shtatzanë. Murat do të bëhej baba për herë të parë në moshën 41-vjeçare.

Mediat turke para një muaji bënë të ditur se bashkëshortja e Muratit ishte 2-muajshe shtatzënë dhe çifti ishte shumë i lumtur që do të bëheshin prindër. Ata preferuan që lajmin ta ndajnë vetëm me njerëzit e tyre të afërt, por lumturia nuk ka zgjatur shumë.
E njëjta ngjarje është përsëritur.

Edhe këtë herë foshja e tyre vdiq në bark. Duket se Iman ka probleme dhe nuk arrinë ta mbajë 9 muaj beben në bark. Kjo është hera e dytë që atyre u vdes foshnja në bark dhe sigurisht që do jenë të shkatërruar.

Për ta kaluar sa më lehtë këtë situatë, Murat dhe Iman kanë nisur pushime në Bodrum që të qetësohen dhe të shkëputen për pak kohë nga syri i të tjerëve. /MuzikTurke.com/

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.