Rrokulliset një veturë në rrugën Prishtinë-Podujevë

Lajme
09:57 | 13 Nëntor 2020

Një veturë është rrokullisur sot në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Këtë e bëri të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë Rajonale të Prishtinës. “Sot rreth orës 08:00, në rrugën Prishtinë Podujevë, ka ndodhë një aksident trafiku, ku një veturë e cila ishte në lëvizje, për shkaqe akoma të panjohura ka ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur”, tha Ahmeti për Klan Kosova. “Bazuar në të dhënat e deritanishme nuk ka persona të lënduar. Me rastin po merret njësiti trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.