Ronaldo: Ndihem i nderuar që jam pjesë e formacionit të ëndrrave

Magazine
09:49 | 15 Dhjetor 2020

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo ka thënë se ndihet i nderuar që është pjesë e formacionit të ëndrrave.

Portugezi ishte në formacionin e lojtarëve më të mirë të të gjitha kohërave zgjedhur nga France Football. Pesë herë fituesi i Topit të Artë përmes një komunikate theksoi se ka respekt për të gjithë lojtarët në formacion. “Jam shumë i nderuar të jem pjesë e formacionit të gjitha kohërave nga France Football. Çfarë formacioni i ëndrrave”. “Të gjithë meritojnë respektin dhe admirimin dhe jam shumë krenar që jam mes këtyre lojtarëve. Faleminderit”, shkroi ai. Ronaldo gjithashtu është kandidat për çmimin lojtari i shekullit.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.