‘Romanca’ mori fund! Ana dhe Fationi i vendosin vizën njëri-tjetrin në emision

Magazine
20:50 | 30 Nëntor 2020

Të premten Ana dhe Fationi u përballën me njëri-tjetrin në “Përputhen”. Në fund të diskutimit të tyre, Ana u shpreh “Të kam prerë biletën, vetëm për vajtje”.

Ditën e sotme ajo tha se mes saj dhe Fationit ka marrë fund gjithçka. Po ashtu dhe Fationi deklaroi se ai dhe Ana nuk do të jenë kurrë bashkë. Ai shtoi se gjithmonë do ta respektojë dhe do ta vlerësojë si femër.

“Unë Anën pavarësisht se çfarë do të ndodhi është e acaruar me atë nuk do të kem gjë kurrë, por unë e vlerësoj shumë si femër. Unë shikoj çfarë po bën këtu. Nuk kam ardhur për shoqe këtu ka shumë gjëja që nuk na bëjnë bashkë”, tha Fationi.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.