Rita Ora uron vëllanë me fotot më të bukura nga fëmijëria

Magazine
10:09 | 18 Nëntor 2020

Rita Ora zgjodhi ta urojë vëllanë me disa imazhe të ëmbla nga fëmijëria.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora është një prej emrave më të suksesshëm në industrinë e muzikës. Në familjen e Ritës sot ka festë, kjo ngase vëllai i saj, Don Ora feston ditëlindjen e 23-të e me këtë rast nuk munguan urimet e shumta nga familja.

Një urim të veçantë atij ia bëri Rita, e cila postoi fotografi nga fëmijëria, ku vëllai i saj shihet me veshje kombëtare.lajmi.net.Urime ditëlindja DON! Është dita jote vëllai i vogël.. Të dua, ti je shumë qesharak, i mençur dhe i ëmbël dhe nuk mund të besoj se je 23 vjeç! Vazhdoj të ndjej sikur je i vogël❤️🥰🦖❤️❤️❤️❤️”, shkruan ajo. Këngëtarja, ndau kujtimet më të bukura nga albumi i fëmijërisë, teksa edhe këtë herë solli diçka kombëtare për ndjekësit e saj. Kujtojmë se Rita Ora kohën e fundit nuk ka qenë shumë aktive në muzikë, por ajo ishte e angazhuar në shumë kampanja me brende të njohura.

 

 

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.