Rita Ora uron me këtë imazh Miley Cyrus për ditëlindjen e 28-të

Magazine
23:18 | 23 Nëntor 2020

Miley Cyrus sot feston ditëlindjen e 28-të.

Rita Ora një ndër këngëtaret më të njohura shqiptare, ka hyrë në Instagram sot për të uruar ditëlindjen e mikes së saj, Miley Cyrus. Ajo publikoi një foto të tyre e cila daton nga viti 2015 ku ato shihen në një event së bashku.

Rita ka të veshur një kostum të zi, të cilin e ka kombinuar mjaft bukur me buzë të kuqe, ndërsa Miley ka veshur një fustan të kuq të hapur tek këmba.lajmi.net. Në imazhin e publikuar ajo shkroi “Urime ditëlindja Miley Cyrus”, teksa i dërgonte puthje mikes së saj.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.