Rita Ora pajtohet me fjalët e DiCaprios, shpërndan postimin e tij për lumin Vjosa

Magazine
14:26 | 18 Nëntor 2020

Rita Ora ka reaguar lidhur me postimin e Leonardo DiCaprios, i cili iu gëzua shndërrimit të Vjosës në Park Kombëtar.

Ylli i Hollywood-it, Leonardo DiCaprio është shprehur i gëzuar pasi mori lajmin se lumi Vjosa do të shpëtohet dhe shndërrohet në Park Kombëtar. Ai përmes një postimi të gjatë, ku edhe shtoi një foto të lumit Vjosa, shprehet i kënaqur në në atë lum nuk do të ndërtohen hidrocentralet.

Madje, sipas DiCaprios ky veprim do të bëhej një shembull për Strategjinë e Biodiversitetit, andaj u bën thirrje edhe krerëve të Bosnjë dhe Hercegovinës që të marrin hapa të tillë për mbrojtjen e lumenjve. Postimin e aktorit të mirënjohur e kanë shpërndarë edhe shumë prej fytyrave publike të vendit, përfshirë edhe qeveritarët. Ndër të tjera, atë e postoi edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, duke shprehur pajtueshmëri me atë që tha DiCaprio.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.