Rita Ora kujton me nostalgji performancën në “Glastonbury Festival”

Nostalgji
20:25 | 04 Korrik 2020

Rita Ora e kujton me nostalgji paraqitjen në festivalin “Glastonbury”.

Rita Ora pret me padurim që vitin tjetër të marrë pjesë sërish në “Glastonbury Festival”, shkruan lajmi.net.

Meqenëse në këtë vit nuk mund të këndojë për shkak të pandemisë, këngëtarja ka ndarë një pjesë nga paraqitja në vitin e kaluar.

Ajo publikoi videon ku këndon ‘live’ këngën “Hot Right Now”, para një numri të madh të të pranishmëve.

“Hot Right Now- live në Glastonbury. Gëzuar të 50-tat “Glastofest!!! Kaq shumë kujtime të mahnitshme ndër vite, ju kurrë nuk dështoni të sillni kaq shumë energji dhe unitet pozitiv për këtë vend dhe njerëzit e tij!! Shihemi përsëri vitin tjetër!!!”, shkruan ndër të tjera këngëtarja.

Rita është duke punuar intenzivisht për albumin e saj të tretë.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.