Rexhep Selimi telefonon zyrtarët e Vetëvendosjes nga Haga, bëhet e ditur se çfarë i pyeti

Uncategorized
14:37 | 12 Nëntor 2020

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi është duke qëndruar në Hagë, pas ngritjes së aktakuzës që iu bë në kuadër të Dhomave të Specializuara.

Por është zyrtari i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi i cili pak më parë ka njoftuar se sot kanë pranuar një telefonatë nga Selimi. Ai tha se Selimi ka telefonuar për të pyetur lidhur me seancën e sotme në Kuvendin e Kosovës, meqë rast edhe ka përshëndetur të gjithë deputetët.

Selimi ka udhëtuar drejt Hagës me datën 5 dhjetor, ndërsa seancën e parë gjyqësore në kuadër të Speciales e pati dje, ku edhe u deklarua i pafajshëm.“Porsa e pranuam një thirrje të veçantë telefonike nga një person i dashur për ne, i cili po na bënë krenarë me qëndrimin dinjitoz para gjykatës së padrejtë në Hagë, ashtu siç jemi krenarë për luftën çlirimtare të tij. 10-shi, na telefonoi, na pyeti për seancën që po mbahet sot dhe ju bëri të fala të gjithëve, deputetëve e stafit”, shkroi Adnan Rrustemi

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.