Rëndohet situata në Spitalin e Pejës: 130 pacientë me COVID-19, 20 në gjendje të rëndë

Lajme
09:15 | 20 Nëntor 2020

Po vazhdon të rritet numri i pacientëve të hospitalizuar me COVID-19 në Spitalin e Pejës.

Sipas raportit të fundit nga ky spital, aktualisht aty janë duke u trajtuar 130 pacientë me COVID-19. Tre nga ta janë në respirator, ndërsa 105 prej tyre në oksigjeno-terapi, prej të cilëve 17 në gjendje më të rëndë. Nga Personeli i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë 28 të infektuar me Covid-19 dhe atë 10 Mjek, 10 Infermier dhe 8 punëtor të Shërbimit Teknik.

Njoftimi i plotë nga Spitali i Pejës: 10 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit me Covid-19. 130 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 3 Pacientë janë në Respirator, 105 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 17 pacientë janë në gjendje më të rëndë. Nga Personeli i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë 28 të infektuar me Covid-19 dhe atë 10 Mjek, 10 Infermier dhe 8 punëtor të Shërbimit Teknik.
Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 211 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 30 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. 5 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 4 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 5 foshnje, 3 të gjithë të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore. 266 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,782 analiza, ndërsa janë kryer 3 operacione.
124 shërbime Radiologjike janë kryer gjatë 24 orëve të fundit dhe atë: 90 Rëntgen, 17 EHO dhe 17 CT-ja.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.