Ramush Haradinaj thotë se ishte engjëll i dërguar nga Zoti në kohën e luftës

Lajme
09:26 | 08 Dhjetor 2020

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ka qenë engjëll i dërguar nga Zoti për të shpëtuar njerëz gjatë luftës.

Haradinaj në RTV Dukagjini, ka thënë se tani që është në politikë, nuk është më engjull. “Në kohën e UÇK-së besoj se kam qenë një engjëll i vendit tim, që më ka dërguar Zoti për të shpëtuar njerëz të pafajshëm. Tash jam në politikë dhe nuk jam engjëll”, ka thënë Haradinaj.

Ai mes tjerash ka thënë se njëjtë i konsideron edhe bashkëluftëtarët e tij, si dhe SHBA’në. “Edhe bashkëluftëtarët e mi i konsideroj engjëj, po ashtu edhe Amerikën që e ka bombarduar Serbinë”. Më vonë, Haradinaj ka pohuar të ketë bërë gabime në politikë, por duke mos kërkuar amnisti për kohën e pasluftës

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.