Ramosaj për Thaçin: Ka një të kaluar të lakmueshme dhe brilante, kam një respekt të veçantë për të

Lajme
08:54 | 15 Nëntor 2020

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka komentuar figurën e ish-Presidentit Thaçi, duke thënë se për të gëzon një respekt të madh.

Ramosaj duke komentuar figurën e Thaçit, në emisionin “Personale” ka thënë se ka një respekt të veçantë për ish-presidentin. Ai tutje ka thënë se Thaçi ka një të kaluar brilante dhe të lakmueshme. “Presidenti Thaçi, një e kaluar e tij qe është e lakmueshme, një e kaluar brilante si student deri të themelimi i UÇK’në dhe konsolidimin e shtetit, kam një respekt të veçantë për të dhe ruaj këtë respekt”, ka thënë Ramosaj.

Materialet dhe informacionet në "MUZIKTURKE" nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia.

MUZIKTURKE, © 2020 Të gjitha të drejtat e rezervuara.